Sikurse shumë familje shqiptare që u shpërngulën nga vendëlindja për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte dhe familja e Nua dhe Gjyste Junçaj, që mërguan nga Hoti, Malësi e Madhe. Jeta, fillimisht në tokën e premtuar për ta ishte shumë e vështirë, por ajo që Ju ndihmojë në realizimin e planeve dhe qëllimeve të jetës për një jetë më të mirë ishin puna, vullneti dhe përkushtimi. Rruga e suksesit në jetë ka shumë bariera por me kurajo dhe durim arrihet çdogjë. Krijuanë familje dhe zoti Ju fali tri vajza të mrrekulluoshme.
Deshira e prindërve ishte që t’u jepet mundësia e shkollimit dhe arritja në nivele të larta edukimit. Mbas një rruge të gjatë dhe të mundimshme, që shpeshherë të ofron jeta, ja arritën qëllimit si prindër, sepse bijat e tyre u shkolluan në universitetet më prestigjoze dhe me grade më të larta shkencore.
Tani do të ndalemi më shumë për një histori suksesi të një bije malësore Dr. Sara Junçaj, PhD e lindur në Drume, Hot- Malësi e Madhe. Që në moshën dy vjeçare mori rrugët e gurbetit se bashku me babain Nua Junçaj dhe nënën Gjyste Nikaç-Junçaj. U rrit në gjirin familjarë së bashku me dy motra, prindërit dhe të afermit e sajë. Që në vitet e para të shkollës tregoj interesim dhe talent që mesuesit e sajë mahniteshin me punë dhe intelegjencën e Dr.Junçaj.
Mbas perfundimit të shkollës së mesme vazhdoj studimet universitare pran Mount Saint Mary College, NY në degën: Psikologj dhe Biologji. Aty u diplomua duke perfunduar fakultetin me sukses dhe nota të larta. Pasioni dhe deshira për të vazhduar studimet e mëtutejshme ajo merr kurajo dhe vazhdoj studimet pasuniversitare pran Pace University, Pleasantville, NY për Master Shkencorë në degën e Shënetit Mendorë (Psiqik). Mbasë perfundimit të studimeve, gjegjësisht diplomimit i jepet grada shkencore Master i Shkencave Mjekësore, dega e shëndetit mendorë. Si studente e shkelqyeshme, Universiteti i ofroj menjëherë vazhdimin e studimeve të doktoraturës dhe të ligjeroj në po të njëjtin universitet, ku dhe vendosi që të thellohej edhe me shumë në studime.
Gjatë kësaj kohe vazhdoj studimet për doktoraturë, gjë që vazhdoj me hulumtime shkencore në shkencën e mjekësis. Në kohë rekord arrinë të permbushë të gjitha kërkesat e parapara nga universiteti në fjalë për gradën e doktoraturës, dhe i jepet titulli Doktor i Shkencave Mjekësore , dega- Shendeti Mendorë (Psiqik). Mbas gjithë asaj pune dhe studimi, Dr. Sara Junçaj, PhD është ligjeruose në Pace University, Pleasantville, New York. Dr. Junçaj, është autore dhe bashkëautore e shumë punimeve shkencore. Është antare e shumë shoqatave profesionale dhe shkencore. Ka një përvojë të madhë në trajtimin e pacientëve me probleme shëndetësore e në veçanti për këshillime në lidhje me shëndetin mendorë.
Përveç punës universitare si ligjeruose dhe hulumtuese shkencore Dr. Junçaj punon në shumë spitale dhe klinike në qytetin e New Yorkut si Psikoterapiste. Poashtu vlen të theksojm se është ndër të parat e doktoruar në këtë degë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Puna dhe suksesi i Dr. Sara Junçaj, na bënë të ndihemi krenarë, dhe njëheri është një shëmbull për të gjithë ne. Njerëz të tillë janë pasqyrë e mirë për familjen, diasporën tonë në SHBA dhe për kombin shqiptarë. Janë të rradha femrat shqiptare që kanë arritur nivelet më të larta të suksesit në edukim dhe shkencë në Amerikë.
Dr. Junçaj sa e zonja aq edhe e thjeshtë për të ndihmuar njerëzit në nevojë shëndetsore. Ndihet krenare për origjinën e sajë shqiptare dhe ka dëshirë që çdoherë që ti jepet rasti në jetë të ndihmojë bashkëkombasit shqiptarë, sepse është e vetëdishme për vuojtjet dhe sakrificat e kombit tonë. Me të njëjtit hapa suksesi, vazhdojnë edhe motrat e saja Lora dhe Nina. Është nderë dhe krenari për të gjithë ne për sukseset e kësaj famile shqiptare si në edukim poashtu në biznes dhe në veçanti për arritjet e Dr. Sara Junçaj. I urojmë suksese dhe fat në çdo lëmi të jetës.
A.L.