Zgjedhjet lokale në Malësi: LDSH përgjigjet!

Fushata parazgjedhore për Zgjedhjet lokale në Malësi të cilat do të zhvillohen të dielën, më 26 nëntor, po përmbyllet sonte, me çka në mesnatë fillon heshtja zgjedhore.

Këto janë përgjigjet e Lidhjes Demokratike Shqiptare (LDSH):

1. Si po ecën fushata parazgjedhore e listës tuaj dhe si e vlerësoni fushatën e partive tjera?
LDSH: Pa fyerje e banalitete, pa intriga e shpifje, e fokusuar në çështje, e jo në persona, fushata jonë vlerësohet si njëra nga fushatat më në nivel. Grupi ynë u prit shumë mire nga vendasit, kudo që shkuam. Paraqitjet tona në opinion, u përcollën me komplemete të shumta. Ndërkaq, fushata e partisë në pushtet ishte tejet agresive dhe arrogante ndaj banorëve të Malësisë, me premtime e rushfete, me punime nëpër oborre e rrugica, me blerje votash e deri me kërcënime me heqje benefitesh e largim nga puna. Përpos kësaj, edhe me trysninë e invazionit politik të Millo Gjukanoviq në Malësi, ata po tentojnë të mbulojnë të gjitha mashtrimet e mëparshme dhe dobësitë e listës së vet. Ndërkohë që partite e tjera mbeten në margina të fushatës, dua të veçoj edhe sjellejn jo të hijshme të individëve të ndryshëm, por në emër të ASH-së, her në mënyrë anonime e her edhe me emër perosnash, emri i të cilëve shërben vetëm për kartë identiteti, sepse nuk u ka më tepër vlerë, përderisa publikimet e tilla, me shpifje e gënjeshtra, fyejnë edhe intelegjencën e një dhjetëvjeçari. Për fat, ato nuk kanë ndonjë ndikim në rezultat zgjedhor, por krijojnë një shije të hilltë për realitetin malësor. Kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një grupacion interesi, më parë se me parti politike nacionale, të cilës shkarravinat e tilla mund t’i shërbejnë vetëm për të gjetur arsye për ikje nga marrëveshjet, e pastaj si i vetëm t’i sherbejë pushtetit. Natyrisht edhe duke ruajtur për veten krejt “ëmbëlsirën” e quajtur pushtet.

2. Cilat janë pikat tuaja kyçe në të cilat do të fokusoheni për realizim gjatë vetëqeverisjes së ardhshme?
LDSH
: Nëse jemi pushtet, apo pjesë e pushtetit, do të fokusohemi ne realizimin e shumë projekteve të lëna pas dore gjatë adminsitrimit të komunës në të kaluarën. Përpos tyre, e ato janë të shumëta, do të fokusohemi në valorizimin e resurseve tona dhe shfrytëzimin e potencialit në lëminë e bujqësisë, turizmit dhe indrusisë së lehtë. Zhvillimi dhe masovizimi i sportit dhe kulturës, me theks të veçantë në trashëgiminë kulturore, do të jenë në qendër të vemendjes së veprimtarisë sonë. Gjithë kësaj duhet t’i paraprijë themlimi i një adminsitrate shqip, por me profesionistë dhe me dashamirë të Malësisë. Malësia ka nevojë për ta, e duke pasur mjaft të ri, që mezi presin rastin prë t’i shërbyer e kontribuar vendit të vet, besoj se kjo çështje nuk do të paraqesin ndonjë problem, por për më tepër, një rast të mirë për rininë malësore.

3. Cilat janë pritshmeritë tuaja nga këto zgjedhje lokale, nga 32 të mundshme, sa mandate synoni të fitoni në Kuvendin e Tuzit?
LDSH
: Në këtë moment nuk është e preferueshme të flitet për numra, por jemi të bindur se në teren nuk qendrojmë keq. Fakti se votat po trektohen, e ky trend vazhdon deri mëngjezin e të dielës, e edhe gjatë të dieles, në afërsi të vendvotimeve, nuk le shumë hapësirë për të parashikuar rezultatin në numra. Por, votuesi ynë është stabil, i përkushtuar dhe është në përkrahjen tonë sepse na beson, pasi që asnjëherë nuk i kemi zhgënjyer. Dhe kjo përkrahje është në rritje e sipër, edhe pse popullata lokale është sjellë në pozitë që të jetë në nevojë për shumë çka.

4. Cila do të ishte përgjegjësia juaj ndaj votuesve nëse nuk e arrini synimet tuaja në këto zgjedhje?
LDSH
: Si subjekt i njerezve të ndërgjegjshëm, edhe reagimi, nëse ndodh kjo që thoni ju, do të do jetë konform pritshmërisë së anëtarësisë. Megjithatë, sot nuk mendoj se do të ketë nevojë për cilindo hap përgjegjësie, pasi që jemi të bindur se kemi ruajtur elektoratin tonë besnik, dhe se vetëm ka mundësi që të kemi rritur numrin e tyre. Malësorët pra na përkrahin sepse na besojnë dhe jo sepse kanë ndonjë interes nga ne, përpos intersit që t’i përfaqësojmë denjësisht. Kurse vet kandidatët për këshilltarë nuk kanë asnjë kërkesë tjetër, vetëm t’u mundësohet që ta kryejnë këtë punë, në mënyrë që votuesit e vet dhe të gjithë shqiptarët t’i bëjnë krenarë.

5. Në fund të muajit të kaluar keni nënshkruar një marrëveshje për bashkëveprim me partitë shqiptare në formimin e pushtetit në Malësi. Besoni se kjo marrëveshje do të respektohet?
LDSH
: Respektimi i marrëveshjeve ndër parti politike shqiptare në Mal të Zi, nuk është diçka me çka mund të krenohemi, prandaj edhe lindin dyshime lidhur me këtë. Për aq ma tepër, dje patëm një garë midis UDSH-së dhe ASH-së se kush më parë do ta shkelë atë, me tentativë për të gjetë fajtorin te pala tjetër. Megjithatë dua të shpresoj se kjo marrëveshje do të respektohet dhe të jetë bazë për vazhdimësi bashkëpunimi. Gjithësesi LDSH është e përkushtuar respektimit të sajë. Ne shumë vështirë vendosim nënshkrim në marrëveshje që dikush mund t’i shkel, por kur vetëm e kemi vënë nënshkrimin, do të bëjmë çmosin që ai të respektohet. Më mirë të mbetemi të gjithë në opozitë, se sa, të fragmetuar të vazhdojmë t’i shërbejmë një pushteti që është treguar njerkë ndaj Malësisë dhe ndaj popullit shqiptar.  

6. Partitë shqiptare shpesh e kanë fajësuar DPS-në për premtime të pa-mbajtura kundrejt shqiptarëve. Ju si subjekt shqiptar do të pranoni DPS-në në koalicion pas-zgjedhor për formimin shumicës në Kuvendin komunal të Tuzit?
LDSH: Ne si subjekt, definitivisht JO! Nëse respektohet marrëveshja dhe kemi një koalicion shqiptar, dashamirës ndaj Malësisë, ne do të respektojmë atë që do të mirremi vesh brenda tij, gjithnjë duke aspiruar që të jemi promoter të idesë që ne të jemi zot shtëpie në shtëpinë tonë, e asesi dekor i dikujt. Nëse triumfon apeli ynë që Malësia të jetë e para, e jo privilegjet personale e partiake, jam i mendimit se do të gjinden rrugën për ta realizuar këtë ide.

7. Cili është mesazhi juaj për votuesin shqiptar në Malësi?
LDSH: Asnjë votë shqiptare për partinë në pushtet dhe vazalët e sajë. Asnjë votë shqiptare për ata që me mënyrën e qeverisjes së deritashme, Malësinë e shndërruan në aparthejd, ku shumica mbetet në pakicë, në vendimarrje, dhe ku gjuha e shumicës pothuaj përjashtohet nga administrata. Asnjë votë për ata që me premtime boshe e lanë Malësinë totalisht të pazhvilluar. Pra, vota shqiptare për parti shqiptare. Kurse brenda kësaj VOTE SHQIP, të përzgjedhin ata që i bëjnë krenar me mënyrën se si i përfaqësojnë; ata që kurrë nuk heshtën për hallet e Malësisë, ata që mbajtën qiriun e shpresës ndezur, kur të tjerët heshtnin, ata që kurrë nuk nënshkruan dokumente me të cilat cungohet Malësia, apo territori i saj, ata të cilët kurrë nuk shkelën marrëveshje, ata të cilët janë garant se nuk do ta tregtojnë votën tonë, e ata sot janë të mbledhur rreth listë së LDSH-së, listës që identifikohet me guximin, listës që në vend të parë ka Malësinë, Malësinë që e duam të gjithë. Prandaj, nëse e duam Malësinë vertikale, VOTO numri 2!

/MALESIA.ORG/