Klubi i Futbollit Deçiq duhet të shtojë emërtimin në gjuhën shqipe

Klubi i futbollit Deçiq, krahas emërtimit në gjuhën zyrtare FK Dečić – Tuzi, do duhej të shtojë edhe emërtimin në gjuhën shqipe KF Deçiq – Tuz. Këtë e garanton edhe ana ligjore; përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe i garantuar në Kushtetutën e Malit të Zi si dhe në Statutin e Komunës së Tuzit – Komunë në kuadër të Kryeqytetit.

Klubi i futbollit i cili mban emrin e malit Deçiq është formuar në vitin 1926 dhe është klubi më i vjetër sportiv në Malësi. /MALESIA.ORG/