Prej kohësh Rexhep Çeliku vuante nga një sëmundje e rëndë. Rexhep Çeliku ka lindur me 19 korrik 1954 në Tiranë. Që nga viti 1976 ka punuar solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje dhe mbi 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.
Çeliku është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.
Vetëm pak ditë më parë Presidenti Meta i akordoi titullin “Nderi i Kombit”. Homazhet do të zhvillohen nesër në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00 – 13:00.