Po e bëj këtë për të mbrojtur, së paku me shkrim, pasiqë kaluan zgjedhjet dhe ti vazhdon te jesh tem diskutimi, por asnjëri nuk tha dicka te mirë për ty; a thua pse? Apor, sepse jeton me njerkën, e nena Shqiperi nuk do tja di, a por sepse i ke të bijtë që zerin e shiten per pak, dhe mbrojtjes sate i vun kapak. Por shpresojmë, jo për gjatë!
Sot jemi ktu ku jemi, me tradhetar apo pa ta. E une, si bija jote, me aq zë sa kam, sa më dhë përmes votës, te betohem se do jem zeri i secilit njeri besnik që nuk të vuri çmim, zëri i asaj Malësi e cila është tepër e shtrenjtë, por çmim nuk ka.
Per fatin tend te keq, djepi yt Malësi rriti Juda, rriti shum sish, madje me shume se çka mund ta mendojmë. Juda për interes! E atyre nuk u behet vone per ty. Pazaret posht tavolinave u mbushin xhepin dhe punojnë në dëmin tënd. Po ti levizin kufit e po i falin bjeshket tua, te bijt e tu tradhetar. Po të çojnë drejt shkatrrimit dhe po mundohen te na njollosin te gjithëve, për t’i bërë shok vetit. Por sdo t’ia arrijnë qëllimit.
Mund të kemi humbur betejen, por jo luften, sepse me guxim, besim dhe perpjekje, do ta arrijm te bëjmë Malësinë një vend me te mirë…
Sepse Malësia e meriton!
Albina Dreshaj – LDSH