Debati publik: Faktori politik po kontribuon në asimilimin e shqiptarëve

Instituti i Komunikimit “Medius” – Tiranë në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe gazetën “Koha javore” të dielën mbrëma organizuan  debatin publik me temë “Identiteti shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropi

Moderatori i mbrëmjes studiuesi Redi Shehu u shpreh se ideja e organizimit të këtij debatimu në këtë qytet, u bë  për arsye se Ulqini është qendra e shqiptarisë dhe identitetit shqiptarë në Mal të Zi.

U parashtruan në formë esenciale të shkurtuar tezat kryesore nga përfaqsuesit e panelit lidhur me temën e përzgjedhur,siç është çështja e identitetit,arsimit,ekonomisë,politikës,ç’do temë që prek identitetin e shqiptarit në Malin e Zi.

“ Data e mbajtjes së debatit përkoi me datën  11 mars1982  ku  shpërthyen demonstratat studentore të Universitetit të Kosovës,demonstratë kjo e cila i parapriu lirisë dhe pavarsisë së Kosovës”. Kështu filloi prezantimin e vet Dr. Nail Draga duke shtruar tri tezat më të rëndësishme  për problematikën e integrimit dhe identitetit të  shqiptarëve në Mal të Zi.

“Defekti i Malit të Zi mendoj se ekziston te integrimi i mbrenshëm i Malit të Zi.Nga vetë fakti se në Evropën Juglindore Mali i Zi është i vetmi mjedis me popullsi heterogjene,ku asnjë pjestarë i një populli nuk ka shumicën apsolute.

Nga miratimi i pluralizmit,nga zgjedhjet e para pluraliste të cilat janë mbajtur me 9 dhjetor 1990, e deri më sot në Mal të Zi kemi një polarizim të vazhdueshëm të marrdhënjeve ndërshoqërore në kuadër të popujve që jetojnë në Mal të Zi”, shtoi Draga.

Të trajtosh Malin e Zi dhe integrimin e Malit të Zi në konceptin bashkohor evropian pika e parë do të ishte integrimi i mbrendshëm në Mal të Zi ,sa janë pjestarët e popujve përkatës të gatshëm  integrohen,çka do të thotë të pranojnë njëri tjetrin,të pranojnë vlerat e përbashkëta,shprehet ai.

Ismet Kallaba kryetari i Shoqatës së artistëve dhe intelektualëve  “Art Club” u përqëndrua në dy fusha që siç u shpreh ai janë thelbësore për identitetin shqiptar,gjuha shqipe, dhe kultura kombëtare,ku theksoi disa nga problemet që janë kryesore për shqiptarët në këto dy fusha.

“Për hire të së vërtetës dua të them se gjuha shqipe në Mal të Zi është e rrezikuar.Treguesi, apo dëshmia më e mire për të është rrudhja e përdorimit të gjuhës shqipe ,edhe të shqiptarëve në Mal të Zi.Sipas regjistrimit apo censusit të popullsisë në Mal të Zi,që është kryer nga Enti i Statistikave MONSTAT ,në Mal të Zi jetojnë 30 mijë 439 shqiptarë,apo 4.91%,ndërsa, që  gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare janë deklaruar 32,671 vetë apo 5.27% “

Çfarë  na tregon mospërputja e të dhënave ndërmjetë përkatësisë kombëtare dhe gjuhës amtare  shtroi pyetje Kallaba

“Tregon se shqiptarët kanë problem me identitetin e tyre,apo së pakti me deklarimin public të identitetit të tyre.”u shpreh ai.

Edhe pse shqiptarët ishin kombi më lojal që mbështeten pamvarsinë e Malit të Zi,Integrimin në NATO,megjithatë duhet thënë se shqiptarët për çdo ditë e më shumë po humbin në terren.

“Deri sa në fillim të sistemit shumëpartiak shqiptarët ishin integruar në një lëvizje gjithë popullore dhe në zgjedhjet e para në Kuvendin vendor fituan 22 vende,sot shqiptarët në mal të Zi,janë gati t’i humbin zgjedhjet në një qytet ku janë afër 80% shqiptarë etnik.” Shprehet Ali Salaj publicist

Kjo ndodh sipas Salajt se shqiptarët janë të kapur pas interesave personale,dhe në këtë mënyrë i kanë harruar ato të drejta që duhet t’i sigurojnë pakicës së vet. Është një dukuri këtu në Mal të Zi ku kërkohet integrimi me asimilim,dhe kësaj teze i ndihmojnë vetë partite politike shqiptare. Çështja shqiptare në Mal të Zi është komplekse,sigurisht që do edhe ndërhyrje komplekse,,është një nga përfundimet e këtij debate publik.