LDSH kërkon vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në shesh të Tuzit

Klubi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike Shqiptare, sot dorëzoi kërkesën për plotësimin e rendit të ditës të seancës së nesërme të kuvendit të Tuzi, me Propozim-Vendimin për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në sheshin e Tuzit.

Për realizimin e kësaj ideje, për të cilën LDSH është prononcuar edhe gjatë fushatës parazgjedhore, pret përkrahjen e partive të tjera shqiptare, por edhe të shumicës parlamentare, pasi që, siç thuhet edhe në arsyetim, figura e Skënderbeut-Gjergj Kastriotit, si edhe emri i tij, bashkon kombin, dhe na nderon para botës.

Për Klubin e LDSH Ivan Ivanaj