LDSH, për kandidat të pavarur në zgjedhjet e Podgoricës

Lidhja Demokratike Shqiptare, si subjekt politik me përgjegjësi, duke vlerësuar nevojën e faktorizimit të shqiptarëve që jetojnë në kuadër të Kryeqytetit, potencon nevojën e bashkveprimit të subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Malësi.

Siç dihet, Ligji që njeh akcionin afirmativ, na e mundëson që si të bashkuar të prodhojmë një mandat këshilltari, mirëpo përvoja e deritashme e bashkëpunimit, josinqeriteti gjatë bisedimeve, sulme mediatike, gjatë fushatës, si dhe ndërrimi i diskursit politik mbas zgjedhjeve, na mësojnë se duhet të jemi të kujdesshem, jo vetem për hir të subjektit tonë, por në rend të parë për hir të votuesit shqiptar, i cili edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale, në një numër të konsiderueshëm, me anë të bojktotit, deshmoi se vlerëson angazhimin e sinqertë në interes të atyre që e votojnë.

Për të evituar dukuritë e këtilla, e për ti dhënë mundësinë faktorizimit të shqiptarëve, ne propozojmë që partitë politike shqiptare, kësaj radhe, të rreshtohen pas një kandidati të pavarur, i cili nuk do t’i plotësonte vetëm pritshmeritë e akterëve politik, të cilat janë të ndryshme, sepse disa janë në pushtet, e ne në opozitë, por, në rend të parë do të ishte përfaqësues i denjë i votuesve shqiptar, pa ndjekur interesat personale.

Meqenëse ne jemi propozues të iniciativës, nga partnerët potencial, presim që të dalin me propozimin e kandidatit, e pastaj të ulemi e të flasim për mënyrën e bashkëpunimit.

LDSH është e mëndimit se në këtë proces duhet të kyçen edhe diaspora, shoqatat vëndase edhe intelektualët e pavarur.

Mendojmë se afati katerditorë është i mjaftueshme për të reflektuar lidhur me këtë propozim.

Nëse nuk ka reflektim adekuat, nga subjektet e tjera politke, brenda afatit të paraparë, LDSH do të jetë e detyruar që të veprojë në mënyrë të pavarur, dhe do të dalë në zgjedhje.

Juaja LDSH