Shqipëria dhe Kosova u përballën në një ndeshje miqësore në Zyrih të Zvicrës, sfidë që u fitua 3-0 nga skuadra e Bernard Challandes, ndërsa kuqezinjtë e Panuccit lanë vërtetë për të dëshiruar.
Gjithsesi, tifozëria ishte fituesja e vërtetë e spektaklit në Zyrih, pasi kishin mbushur shkallët e stadiumit dhe përkrahën të dy skuadrat gjatë gjithë 90 minutave.
Momenti më i bukur ishte ai i luajtjes së himnit kombëtar shqiptar, ku lojtarët e të dy skuadrave, por edhe rreth 20 mijë tifozët e pranishëm, kënduan së bashku në kor.
Më poshtë është video e luajtjes së himnit të Shqipërisë: