Alternativa Shqiptare – Kuvendi i partisë në shtator

Të nderuar qytetarë, Kryesia e Alternativës Shqiptare për hirë të transparencës, informon opinionin publik se në mbledhjen e mbajtur të mërkurën më 25 07 2018 vëndosi që Kuvëndin zgjedhorë të kësaj partie ta mbaj më 16 shtator 2018. Përndryshe, kuvëndi në fjalë ishte i paraparë të mbahej me 28 Nëntor të këtij viti, mirëpo për shkak të zgjedhjeve lokale( si Komunë me ingirenca të plota) që parashihen të mbahen në muajin nëntor, udhëheqësia e ASH/së vëndosi që kuvëndin t’a përshpejtojë për në muajin shtator.

Qellimi kryesorë i këtij kuvëndi është që të pergaditen strukturat politike për marrjen e pergjegjësive për zgjedhjet lokale në komunën e pavarur. Ju rikujtojmë se Alternativa Shqiptare është subjekti që ka lindur nga kërkesa e qytetarëve për komunën e pavarur, gjë të cilen edhe e arriti. Në këtë kuvënd, do të konfirmohen edhe intelektaulët e rinjë që i janë shtuar kësaj force politike.

Për Alternativën Shqiptare                                                                     Tuz, 26 07 2018
Kryetar: Gjergj Camaj