Shqipëria e Madhe është një projekt virtual i individëve të cilin asnjë parti parlamentare, kudo që jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, nuk e promovon dhe as nuk ka një koncept të tillë në programin e tij, ka thënë për RTCG kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj.
Ai ka thënë se teza “Shqipëria e Madhe” është prodhim i Akademisë së Shkencave të Serbisë.
Në pyetjen se cili është qëndrimi i ASH-së dhe I shqiptarëve në Mal të Zi për Shqipërinë e Madhe, Gjeloshaj sqaron se si koncept dhe si tezë Shqipëria e Madhe fare nuk ekziston, veçanërisht jo në kuptimin territorial.
“Shqiptarët nuk kanë dhe as nuk kishin asnjë projekt që sjell luftëra, shkatërrime dhe gjenocid, kanë dhe do të kenë politikë paqësore dhe të fqinjësisë së mirë – me një fjalë, evropiane dhe perëndimore “, ka thënë Gjeloshaj. /MALESIA.ORG/