Ambasadori i Shqipërisë, Kurtezi, takim me ASH-në

Të nderuar miq,

Ishte kënaqësi e veçantë për Alternativën Shqiptare, që sot pritëm në zyrën tonë në Tuz, Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, shkëlqesia e tij, Z.Ridi Kurtezi si dhe zv/ambasadorën znj. Ermira Braho.

Z.Kurtezi u prit nga kryetari i ASH, Z.Nikë Gjeloshaj, zv/kryetari, Z.Artan Çobi, si dhe drejtori politik, Z.Marash Dukaj.

Ishte një takim informues dhe shumë vëllazëror, ku biseduam për shumë çështje lidhur me komunitetin shqiptarë në Mal të Zi.

Sinqerisht,
ASH

Furra Tahiri