Lëvizja malazeze ka ngre padi penale kundër Kishës Ortodokse Serbe në Prokurorinë e Lartë të Malit të Zi, për shkak të punimeve në kishën e metaltë në Rumi.
Siç deklaruan nga Lëvizja malazeze, akuzat kundër Kishës Ortodokse Serbe janë ngritur për veprën penale të shkatërrimit dhe përvetësimit të pronës kulturore, shkruan Ulqini Online.
“Me këtë veprim kanë bërë shkatërrime dhe përvetësim të trashëgimisë kulturore dhe veprës penale të përkeqësimit të urrejtjes kombëtare dhe fetare, drejtuar kundër malazezëve të besimit katolik, malazezëve në përgjithësi, pjesëtarëve të Islamit dhe shqiptarëve”, thonë në Lëvizjen malazeze.
Po sipas portalit Ulqini Onlin, para disa ditëve në Majen e Rumisë kanë filluar ndërtimet duke e betonizuar kishën e metaltë atje nga ana e përfaqësuesve të Kishës ortodokse serbe.
Kisha metalike në Rumi është vendosur në vitin 2005 nga Kisha ortodokse serbe me ndihmën e helikopteri të ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, pa miratimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Malit të Zi, dhe ka nxitur një debat të madh në Mal të Zi sidomos në radhët e shqiptarëve, i cili vazhdon edhe sot me kerkesen per heqjen e ketij objekti.
Lidhur me betonimin e kësaj kishë, kanë reaguar pothuajse të gjitha subjektet politike shqiptare, në Mal të Zi.