Komuna e Tuzit mori miratimin nga ana e Ministrisë së kulturës për kërkesën e ngritjes së bustit të Gjergj Kastriotit, që Sekretariatit për kulturë dhe sport ju drejtua me inicijativen per ngritjen e bustit, drejtori i shkollës „Gjergj Katrioti Skenderbeu“, zoti Zef Gjuravçaj, deklaroi nënkryetari i Komunës së Tuzit, Simon Ivezaj.
Sot në Kuvendin e Komunës së Tuzit, si pikë e rendit të ditës të kësaj seance do të jetë edhe Programi për ngritjen e bustit për vitin 2018, e mbasi që Programi të miratohet, do të dërgohet drejtë Ministrisë së kulturës së bashku me Vendimin për ngritjen e këtij busti, në miratim të mëtejshëm.
Presim që në fillim të vitit 2019 ky Vendim të jetë në rend të ditës, kur edhe të krijohen parakushtet formale për ngritjen e bustit të Gjergj Kastriotit, thot sekretari për kulturë dhe sport, Samir Axhoviq.