Haradinaj: Nga sot, kufiri Kosovë-Shqipëri nuk ekziston!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se nga sot nuk ka më kufi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

Është në interes të Kosovës dhe Shqipërisë që të ruajmë dhe avancojmë partneritetin bilateral mes dyja vendeve.

Në këtë frymë, sot isha i nderuar të merrja pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në principin e IBM-it dhe rrugës tonë të përbashkët Europiane.

Nga sot, kufiri i Kosovës drejt Shqipërisë nuk ekziston!

Do të kemi vetëm një ndalje të përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe në Mars të vitit qe po hymë, do të përfundojë edhe faza e dytë e heqjes së plotë të kufirit Kosovë – Shqipëri, i bazuar në parimet e Schengen-it.

Urime Kosovë, Urime Shqipëri!