Shoqatat shqiptaro-amerikane takohen me Eliot Engel

Shoqatat shqiptaro-amerikane takohen me Eliot Engel

Shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë të diskriminuar

Te shtunen me daten 5 janar 2019,në një nga restoranet e qytetit të Bronxit u tubuan diku rreth 50 shoqata shqiptaro amerikane që vinin nga:Nju Xhersi,Nju Jorku,Kenektikat,Çikago etj.
Takimin ishte organizuar nga ansableisti zotri Mark Gjonaj,për ti uruar kongrsmenin Eliot Engel,pozitën e re si kryetar i komitetit për politikën e jashtëm të kongresit Amerikan.
Pas urimeve, Kongrasmeni Eliot Engel,u njoftua nga anëtaret e shoqatave për gjendjen e rëndë ekonomike dhe diskriminuese të shqiptarëve në trojet e tyre në Mal të Zi dhe atyre në Maqedoni.
Për problemet e shqiptarëve në Mal të Zi foli asambleisti shqiptaro/amerikan zotri Mark Gjonaj,i cili prezantojë fakte, se si në mënyrë sistematike diskriminohen shqiptarët atje. Ai tha se: shqiptarëve ju bëhen presione ekonomike për ta lëshuar vendin e tyre, ju konfiskohen pronat nga shteti, ju mbyllën hotelet ku si rezultat i kësaj kanë mbetur 400 veta pa punë, dënohen bisneset e tyre me dënime të larta, ku i shtyn ato të falimentojnë, diskriminime nga më të ndryshmet, bile edhe nga të “Mirat Detare”. Shqiptarët nuk punësohen me qëllim në punët e shtetit edhe pse sipas përqindjes ju takon me ligje, e shumë punë të tjera.
Shqiptarët sot janë në krizë të identitetit edhe më shumë se në shtetin komunist Jugosllav. Ata janë në rrezik për tu zhdukur nga ai vend. Në fakt mund të themi se ekziston një eksodus i shqiptarëve nga Mali i Zi.
Kurse nga shoqatat e shqiptare të Maqedonisë, kongresmeni Eliot Engel u njoftua edhe me diskriminimin e asaj pjese të shqiptarëve atje, ku u fol për problemet e marrëveshjes se Prespes, ku pala Maqedone nuk respekton te drejtat e shqiptareve atje, dhe se partitë shqiptare nuk çajnë kokën fare për të drejtat e atij populli. Ata kërkuan që Gjuha Shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe se në dokumentet identifikues, shqiptarëve tu jepet e drejta të shkruhen shqiptarë dhe jo maqedonas, si dhe shumë probleme të tjera.
Takimi u mbyll me premtime se së shpejti do të takohen përsëri në një periudhë kohore të shkurtër.

H. Zeneli