Bora zbardhë Malësinë (FOTO)

Tuz – Malësi (9 Janar) Malësia sot njehi e zbardhur nga bora e cila nisi të bie mbrëmjen e kaluar e po vazhdon të bie edhe sot e shoqëruar me erë të fortë.

Në zonat rurale të Malësisë, sipas burimeve tona, ka probleme në qarkullim.

Në zonat malore të Hotit, Grudës,Trieshit dhe Kojës, kalimi kryhet me zinxhirë.

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë prekur të gjithë Malësinë, teksa në zonën malore në Triesh trashësia e borës ka mbërritur në 30 cm, ndërsa në zonat e tjera nga 15-20 cm borë.

Në disa akse ka prani edhe të akullit në rrugë.

Sipas informatave që kemi marrë nga banorët vendas të këtyre zonave malore, borëpastruesi deri me tani, nuk ka shkuar në këto vende, për të pastruar rrugën dhe për ta bërë të mundshëm qarkullimin normal.

Por, ajo që është më shqetësuesja është ulja e temperaturave nën zero, gjë që pritet të krijojë ngrica në rrugë.

Albert Camaj