Me datën 3 mars do të mbahen zgjedhjet lokale, për komunën e Tuzit. Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i shqiptarëve janë bërë bashkë, nën moton “Malësia na Bashkon” dhe me emrin e përbashkët, “Forumi Shqiptar”.
Njëra ndër kandidatet e Forumit Shqiptar, Albina Dreshaj, përmes një video-mesazhit, shprehet se shqiptarët e Malësisë, 70% e popullatës së kësaj komune, me plot arsye shprehin pakënaqësi per mosfunkcionimin e intitucioneve, për berbuzjen që i bëhet gjuhes, kombit dhe flamurit tonë.
Sipas Dreshaj, pushteti aktual nuk perkrahi vendosjen e shtatores së heroit tonë kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbeut, në qender te Tuzit, për çka ky pushtet nuk meriton më perkrahjen e malesorëve. Sipas Dreshaj, sllogani tedencioz i partis në pushtet (PDS), as me këtë sllogan nuk njeh Malësinë, veç qytezën Tuz, sepse aktivistet e kësaj partie as që dinë ku i ka kufinjt Malësia, e jo me ta drejtojnë atë.
Apeli i Dreshaj, drejtuar Maleve të Malesisë, Hotit, Grudes, Trieshit dhe Kojes, dhe të gjithë atyre që i thonë bukës buk, e ujit ujë, që, nëse mendojnë per nipërit e mbesat, që edhe ata të flasin shqip të mos lejojnë që atë ta lënë në duart e atyre që e mohojnë, por ta perkrahin listën e Koalicionit “Malësia na Bashkon”, që e përfshinë të gjithë Malësinë.
