Ambasadoret Flamur GASHI dhe Ridi KURTEZI, sot ne Bardhaj ne Kullen e Dedë Gjon Lulit

Sot këshilltari i Presidetit të Republikës së Shqipërisë, Ambasador Flamur Gashi dhe ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Mal te Zi , Ambasador Ridi Kurtezi ishin ne vizite ne Bardhaj ne Kullen e Dede Gjon Lulit.

Në kujtim të vepres së Malësisë dhe malesoreve , qe aq shume dhanë për kombin shqiptar dhe FLAMURIN kuq e zi…

 Lidhur me vizitën e tyre në Malësi sot, këshilltari i Presidentit zoti Gashi  për portalin Malësia. Org shprehet: “Së bashku me ambasadorin Ridi Kurtezi, ishim për vizitë tek pasardhësit e Dedë Gjo Lulit, dhe në kullën e tij në shënjë respekti për vepren patriotike të Dedë Gjo Lulit, dhe mesazhit historik që mbartë edhe në ditët e sotme vepra e Dedë Gjo Lulit dhe malësorëve”. 

Në pyetjen e Malesi.Org, për zgjedhjet lokale në Tuz, z. Gashi shprehet: 

“Uroj që këto zgjedhje të kalojnë në mënyrë të qetë dhe sa më demokratike, duke shpresuar që të gjithë shqiptarët të votojnë për koalicionin “Malesia na Bashkon”, dhe dënjësisht të tregojnë qëndrimin e tyre drejt integrimeve euroatlantike”, tha Gashi.

Albert Camaj