Mesazh madhështor i Plisave për shqiptarët e Malësisë së Tuzit në Mal të Zi

Tifozët e Prishtinës, “Plisat”, u kanë dërguar mesazh të fuqishëm mbështetës shqiptarëve në Malësinë e Tuzit që të votojnë më 3 mars për kandidatet për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Tuzit.

Në prag të ndeshjës së basketbollit na kuadër të “Finale 8” ku Prishtina ndeshet me Yllin e Suharekës, “Plisat” në Palestrën e Sporteve në Rahovec e kanë shpalosur një transparent gjigant.

Aty shkruan: Malësia jeton, vepron, frymon dhe voton vetëm shqip.

Mbështetje shqiptarëve të Malësisë në Malin e Zi këto ditë po iu vijnë nga të gjitha anët ku jetojnë shqiptarët.