Camaj: Administrata e re, në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, deklaroi për gazetën “Dan”, se ende nuk është vendosur se kush do të jetë nënkryetar i Komunës së Tuzit, pasiqë ky vend i takoi Lidhjes Demokratike Shqiptare, përbërëse e Forumit Shqiptar.

Siç tha kryetari i LDSH, organet e partisë, në ditët në vijim, do të vendosin për këtë çështje, si dhe për zgjidhjet e tjera të mundshme të personelit kadrovik.

“Krijimi i një qeverisje të mirë lokale, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve, është një nga qëllimet prioritare të Forumit Shqiptar. Ky nuk është prioritetet i partive të koalicionit, por vision i vetë koalicionit. Normalisht, çdo gjë tjetër, duke përfshirë këtu edhe pritjet tona dhe pritjet e qytetarëve, varen nga ajo, se sa do të arrijmë në krijimin e një vetëqeverisje të tillë profesionale dhe dashamirëse. Kjo është edhe arsyeja pse ne nuk kemi nxituar në ndarjen e resoreve, dhe nuk jemi të ngarkuar me atë se çka i përket cilit subjekt politik, por zgjedhjes së njerëzve më të mirë, për pozita konkrete”, ka deklaruar Camaj.

Camaj vuri në dukje se Malësia ishte e lënë pas dore nga pushteti i deritanishëm, prandaj nuk mund të priten mrekulli.

“Ne jemi të vetëdijshëm se na presin punë të mëdha, por edhe sfida të mëdha, të cilave me siguri do t’u qasemi me seriozitetin, të cilin qytetarët e kësaj zone e meritojnë. Infrastruktura e shëmtuar, zhvillimi ekonomik i lënë pas dore, hapësira e shkatërruar dhe e uzurpuar, dhe qendrimi joadekuat ndaj kulturës, me të vërtetë presin një qasje krejt tjetër, gjithësesi më të kujdesshëm dhe më të vëmendshëm, e që sigurisht do ta ket nga pushteti i ri”, tha Camaj.
Camaj pret që Komisioni për mdarjen e kufijve të Tuzit, me kryeqytetin, do të punojnë në interes të Malësisë, por jo edhe në dëm të të tjerëve. “Kufijtë e Malësisë janë të njohur, dhe është koha që ne t’i menaxhojmë resurset nga kjo zonë”, theksoi Camaj.

Malesia. Org