Fran Frrokaj, kryetari i Bashkisë së Lezhës, dhe Gjergj Dedaj, Ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni, vizituan sot Komunën e Tuzit për të shprehur urimet, me ç’rast treguan gatishmeri për bashkëpunim në të gjitha sferat.
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me kolegët tjerë të vetëqeverisjes lokale i falenderuan mysafirët në vizitën miqësore dhe konstruktive.