Kuvendi i Tuzit, themelon trupat e punës dhe klubet e këshilltarëve

Më 5 prill, u mbajt seanca III e Kuvendit të Komunës së Tuzit, me ç’rast themeloi trupat dhe forumet e punës, si dhe identifikoi klubet e këshilltarëve dhe kryetarët e tyre.

Kështu, Kryetar i Klubit të këshilltarëve nga Alternativa Shqiptare u emërua Gjergj Camaj, nga Lidhja Demokratike Shqiptare, Albina Dreshaj, nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Enis Gjokaj, nga Partia Demokratike e Socialistëve u emërua Halil Dukoviq, nga Partia Boshnjake, Mevlludin Dizdareviq, nga Demokratët, kryetar u emërua Shtjefën Camaj, kurse nga Social Demokratët, Samir Axhoviq.

Po ashtu u emërua edhe trupi punuese për propozime e emërime, kryetar i të cilit u zgjodh Gjergj Camaj, kurse anëtarë Vasel Berishaj dhe Enis Gjokaj, nga radhët e Forumit Shqiptar, ndërsa dy vende i takojnë, opozitës gjegjësisht Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Boshnjake, të cilët sot nuk i dhanë emrat në këtë trup punues.

Nga PDS, pretenduan se u takon si opozitë një vend më shumë dhe thanë se nuk do ta japin kandidatin, ndërsa nga Partia Boshnjake kumtuan se emërimin e anëtarit të vet do ta sjellin në ditët në vijim.

Malesia.Org