Për nder të 108 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, Lidhja Demokratike Shqiptare, si pjesë e Forumit Shqiptar, fitues i zgjedhjeve të 3 marsit, vazhdoi traditën e daljes në Bratilën legjendare, në vendin ku, për nder të flamurit, e liri të kombit, u bënë sakrifica mbinjerëzore.
Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj.
Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ndërsa të pranishëm ishin edhe mysafir nga Kosova, të cilët kishin ardhur për të uruar fitoren e Forumit Shqiptar dhe Festen e 6 Prillit.
Ishin prezent nenkryetari i Gjakovës z. Ibrahim Hoti me delegacion dhe Kryetari i Partisë Demokristiane të Kosovës, Dr. Ukë Berisha me bashkepunëtorë, si edhe publicisti Prend Buzhala.
Albert Camaj