Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, të organizuar nga komuniteti shqiptar në shtetin e Michigan-it.
Lajmin e bëri të ditur vetë Haradinaj, në rrjetet e tij sociale.
Lexoni postimin e plotë të Haradinaj:
“Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së”. RH
Malësia.Org