Sot, te Shtëpia Muze e Dedë Gjo Lulit, në Bardhaj-Hot, u mbajt një aktivitet kulturo-historik, nën organizimin e grupit të nxënësve të Gjimnazit “25 Maji” nga Tuzi, respektivisht nga grupi “Historianet e rinj” dhe grupi letrar “Jehona”, të udhëhequr nga profesori i Historisë Mark Junçaj dhe profesori i Gjuhës Shqipe, Sehad Lulanaj, dhe të mbështetur nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.
Në këtë aktivitet ishin pjesmarrës një numer i konsiderueshëm i qytetarëve të Malësisë. Ndërsa mysafir në këtë aktivitet ishte Kryetari i KKSH-së, Faik Nika si dhe vellezerit tonë nga Kosova në krye me Ramadan Gorin, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, i shoqëruar nga Afrim Bllaca nipi Ramë Bllacës, Besim Rexhepi gjeologë, Tahir Hajdari inxhinjer i ndertimtarisë, Mehmet Zogaj inspektor i tatimeve, Hazer Dina i biri heroit Muharrem Dina dhe ish Komandanti i UÇK-së, Bahtjar Hoti.
Po ashtu prezent ishte edhe kryetari i Partisë Demokristiane të Kosovës, Dr. Ukë Berisha.
Të pranishmit i përshëndeten Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, profësorët Mark Junçaj dhe Sehad Lulanaj, si dhe publicisti Prend Buzhala.
Ky aktivitet ishte i gërshetuar me poezi, referate historike dhe këngë me lahutë e çifteli, kushtuar Kryengritjes së Malësisë.
Albert Camaj