Fondacioni “Gjelosh Gjokaj” do të organizojnë mbrëmjen artistike “Ngjarja e dekadës”

Të shtunen, me 20.07.2019 në QKI “Malësia” në Tuz, Fondacioni “Gjelosh Gjokaj” do të organizoj mbrëmjen artistike të quajtuar “Ngjarja e dekadës” ku do të ketë dy aktivitete:
1.Ekspozitë e pikturave dhe grafikave të Gjelosh Gjokaj me fillim në ora 20;
2. Koncert i divës shqiptare sopranos Inva Mula, nën përcjelljen e maestro Genc Tukiçi në piano. Koncerti fillon në ora 21.
Mbeshtetes i ketij aktiviteti eshte Komuna e Tuzit.