Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, uron qytetarët e Malësisë, me rastin e Ditës së komunës.
Lexoni postimin e plotë të Kurtit.
Përvjetori i komunës së Tuzit për banorët e saj është gëzim sepse u arrit për herë të parë pas gati më shumë se gjysëm shekulli mundësia e artikulimit të interesave të tyre në rrafshin e administrimit lokal, kurse për partitë politike shqiptare që e udhëheqin komunën është obligim për të realizuar premtimet e tyre.
Përvjetori është rast i mirë për të shikuar pas vetes se çka u arrit nga dita që u mor komuna. Pa dyshim se ndryshimet në të mirë shihen, mirëpo, duhet punuar shumë në emancipimin politik qoftë në rrafshin simbolik, në përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, qoftë në rrafshin pragmatik të përkufizimit administrativ të pronës që i takon komunës së Tuzit në Malësi të Madhe.
Sfidat janë të mëdha por përkrahja është po ashtu e madhe, prandaj më lejoni që nga zemra t’ua uroj në rend të parë banorëve të Malësisë së Madhe këtë ditë të shënuar, ndërkaq partive politike shqiptare mbështetje institucionale të shtetit të Kosovës në rrugën që keni para vetes.
Urime përvjetorin e komunës së Tuzit dhe punë të mbarë!