Ish Ministri per Evropen dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, uron Ditën e komunës së Tuzit.
Lexoni postimin e plotë të Bushatit.
Dita e Komunës së Tuzit, është një ditë me rëndësi dhe simbolikë të veçantë. Komuna e pavarur e Tuzit është një realitet, falë bashkimit të të gjithë faktorëve përreth Forumit Shqiptar, duke u bërë një shembull frymëzues.
Përvjetori i Komunës ështe një rast i mirë për të analizuar se çfarë është arritur nga dita e parë e marrjes së statusit të Tuzit, si komunë e pavarur, dhe për të vlerësuar kontributin e pazëvendësueshëm të të gjithë aktorëve politikë dhe diasporës.
Tashmë, u takon shqiptarëve të Tuzit të dëshmojnë vizion, intuitë dhe largpamësi në drejtimin e komunës, përmes bashkëpunimit me pushtetin qendror, dhe garantimit të bashkëjetesës me malazezët dhe grupet e tjera etnike. #ShqiptarëtBashkë