Dy lojtarë të KF, “Malësia”, gjegjësisht, Beqir Hakshabanaj dhe Elez Ahxhaj, morën pjesë në prova në Klubin Dinamo të Zagrebit.
Për mua si trajner i KF”Malësia”, kjo ishte një arritje historike, por edhe nderë dhe respekt për një arritje të tillë.
Shprehi keqardhje që lojtari, Romario Camaj, i cili ishte i caktuar të marrë pjesë në këto prova, për shkak të obligimeve të veta nuk kishte mundësi të marrë pjesë.
Me këtë rast falenderoj mikun tim, konkretisht njeriun i cili na e mundësoi këtë provë, bashkëpuntorin kroat Ivo.
Për neve ky është hapi i parë i bashkëpunimit, prandaj me këtë rast tregojmë se Malësia ka krijuar talenta të cilët marrin pjesë jo vetem në Malësi, por edhe në vende tjera përkrah talentëve tjerë.
Me këtë rast Beqirit dhe Elezit, u deshiroj suksese, pasiqë arritem një gjë të cilën deri me tani askush nga kjo trevë nuk e ka arritur, prandaj nuk do të ndalemi me kaq por do ti përkushtohemi punës edhe me më shumë përkushtim.
David Camaj, KF “Malësia”.