Kadri Hakaj, nga Tuzi-Malësia, ofron shtëpinë falas për të prekurit nga termeti

Kadri Beqiri Hakaj, nga Tuzi i Malësisë, ofron shtëpinë falas për dy familje të prekura nga termeti.

“Unë Kadri Beqiri Hakaj,nga Malësia e Madhe-
Komuna e Tuzit, në Mal të Zi, shprehi gadishmëri të strehoj dy familje të goditura nga termeti. Kushtet për strehim janë komplet të garantuara. Mundësisht familjet të jenë deri në pesë antarë.
Jeni të mirëseardhun.
Numri kontaktues:  +382 69 919389
Kadri Beqiri Hakaj”, deklaroi Hakaj për portalin Malesia.Org