Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës pas propozimit të kryetarit të LVV-së.

Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbajtur fjalimin e parë në Kuvend, ku edhe u zotua për kryerje të detyrave në bazë të Ligjeve të Kosovës.

“Ne ju garantojmë që edhe si kryesi e Kuvendit që do ti kryejmë detyrat tona me shumë nderë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe sipas Kushtetutës tonë, e cila është në fuqi. I falënderojmë po ashtu edhe korin diplomatik, ambasadorët dhe të gjithë mysafirët që na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë seancë konstituive, i falënderoj edhe mediat dhe gazetarët e shumtë që po i shohë atje, por mbi të gjitha unë po i bashka ngjitem urimit të juaj për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse pa besimin e tyre nuk do të ishim as ne në këto ulëse”, tha ai.

Glauk Konjufca për kryetar të Kuvendit të Kosovës e kanë votuar edhe deputetët e LDK-së, ndonëse nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje. Ndërsa vet Konjufca ka abstenuar.