Berishaj: 2020 do të jetë vit i valorizimit dhe nxitjes së pikave më të rëndësishme turistike të Malësisë

Drejtori i Organizatës Turistike të Tuzit, z. Leon Berishaj, në një intervistë ekluzive për portalin Malesia.Org, deklaroi se viti 2020, për trevën e Malësisë, do të jetë viti i valorizimit dhe nxitjes së pikave turistike më të rëndësishme në komunën e Tuzit.

Sipas Berishaj, në periudhen fillestare OTT ishte e detyruar të formojë kushtet sa më të volitshme, për paraqitjen e turisteve, evidentimin e pagesës së taksës së qendrimit, si dhe formimin e zyrave, në të cilat do të fitohen të gjitha informatat, lidhur me turizmin në Komunën e Tuzit. Me këtë, komuna dhe OTT u barazua me të gjitha komunat e Malit të Zi.

Meqënëse Tuzi është komunë kufitare me Shqipërinë, rrjedhjet me te mëdha janë pikërisht nga Shqipëria, kështu që, siç rrëfen Berishaj, në periudhën e ardhshme, për herë të parë do të hartohet mapa turistike e Malit të Zi në gjuhën shqipe.
Një gjë e tillë është e domosdoshme për inkuadrimin dhe informimin sa më të saktë për atë se çka ofron treva e Malësisë.

“Duke pasur marëdhenie të ditëperditshme me komunën e Tuzit, si dhe organizatat nacionale për turizem, me Ministrinë e Turizmit dhe OT lokale fqinje, OTT për këtë vit do të marrë pjesë, për herë të parë, si mysafir në të gjitha panairet regjionale, ku do të prezantojmë ofertën tonë turistike. Njëri nder panairet kryesore është ai në Tiranë”, theksoi Berishaj.

Në bazë të kësaj, OTT do të fillojë me organizimin e manifestimeve të cilat drejtpërdrejt do të ndikojnë në nxitjen e të gjitha vlerave turistike që posedon komuna jonë.

“Do të fillohet me ditet e Vreshtarisë, me ç’rast do të bëhet marketingu për të gjithë prodhimtarët dhe prodhimet e tyre, në veçanti prodhimeve cilësore të verës dhe rakisë vendase, me qëllim të nxjtjes së produkteve shtëpiake”, deklaroi Berishaj.

Meqënëse në vlerat më kryesore turistike të Malësisë janë Lumi Cem dhe Liqeni i Shkodrës, Berishaj shprehet se Organizata Turistike do të organizojë manifestimin që lidhet me fillimin e verës në Malesi, si edhe manifestimin e qujtur “Malesia, shtëpia ime”.
Po ashtu siç thekson Berishaj, OTT do të bëjë organizimin e manifestimit veror kushtuar diasporës, në të cilin panairi do të jete tre ditor, në viset me atraktive të komunes sonë.
Pastaj, në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e Parkut nacional të Liqenit të Shkodrës, do të angazhohet për ruejtjen, nxitjen dhe valorizimin e Liqenit, në pjesën që i përket komunës së Tuzit.

“Për herë të parë do të organizoj gjiron biciklistike Tuz-Tamare, ku do të inkuadrohet edhe Komuna e Malësisë së Madhe, duke evidentuar dhe nxitur bukuritë e Lumit Cem”, deklaroi Berishaj.

Siç thekson Berishaj, trashëgëmia kulturore do të jetë bazë në të gjitha aktivitet kyçe, të cilat OTT, do ti perkrahin edhe me mjete financiare me projekte konkrete, ku do të inkuadrohen viset më pak të zhvilluara, si dhe intensifikimi i sinjalistikës turistike në të gjitha viset.

Në fund Berishaj thekson se OTT dhe komuna e Tuzit do të përpiqen që në periudhen e ardhshme të ketë një ofertë 12 mujore të turizmit dhe në këtë mënyrë Tuzi do të fitojnjë një prodhim ‘’konkurent’’ me të gjitha viset tjera të Malit të Zi.
Berishaj, pohon se së shpejti do të fillojë punën edhe pika informativo-turistike në Hanin e Hotit.

Malesia.Org