Kemi hyrë në javën e tretë nga paraqitja e parë e koronavirusit në Malësi dhe izolimit total nga çdo lëvizje jashtë shtëpive dhe oborreve, për banorët e Malësisë. Ndërkaq, janë rreth 80 vullnetarë të cilët po përkujdesën në furnizimin me ushqime, medikamente dhe produkte tjera themelore për funksionimin, në këto rrethana, për çdo familje në Malësi.
Për ti shërbyer popullit dhe vendit të vet, këta vullnetarë çdo ditë janë në krye të detyrës, e që përmban edhe rrezikimin e shëndetit të vet. /MALESIA.ORG/