Urimet për festën e Pashkëve

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi

Të gjithë besimtarëve të fesë së krishterë, në veçanti atyre me kombësi shqiptare, në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal ju uroj për shumë mot Pashkët.
Festa e Pashkëve simbol i një fillimi të ri, ripërtëritjes, ringjalljes, triumfi i të mirës ndaj së keqes, jetës ndaj vdekjes, shpresës ndaj dëshprimit etj. Në këto kohë të vështira për mbarë njerëzimin, si pasojë e pandemisë COVID-19 që ka paralizuar thuajse gjithë botën, shumë më fort ndjejmë mungesën e pranisë fizike të të afërmve, shokëve dhe miqëve tanë sidomos në ditët e festave. Lutemi dhe urojmë me besim në Zot se do t’i kalojmë edhe këto sfida jo të lehta, për t’u bërë bashkë përsëri.
Shëndeti, dashuria e harmonia mbizotëroftë gjithmonë në familjet tuaja.
Gëzuar dhe për shumë mot!

Kryetari,
Faik Nika


Komuna e Tuzit

Të nderuar miq,

Sot është Dita e Pashkëve, festë e madhe që simbolizon ringjadhjen e shpiriti njerëzor. Ditë e shpresës, e fitores së jetës mbi vdekjen, ditë e paqes, dashurisë për të rritur e forcuar besimin në njëri-tjetrin.
Në këtë festë është momenti që të përkujtojmë të afërmit, që nuk janë në mesin tonë, le të shtojmë respektin për njerëzit me të cilët jetojmë dhe le të ndërtojmë bashkërisht një të ardhme më të mirë.

Dëshiroj që, në këtë festë të gëzuar, paqja, dashuria dhe mirëkuptimi të mbizotëroj mes qytetarëve të vendit tonë dhe në gjithë botën.

Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj, Kryetari i Komunës së Tuzit


Unioni Demokratik i Shqiptarëve

Të nderuar qytetarë të besimit katolik, Pashkët na kujtojnë ringjalljen, ringjalljen e shpresës, fuqisë, besimit dhe mëshirës.
Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për shpresë e fuqi për të përballuar këto ditë të vështira të pandemisë e cila ka kapluar botën, kemi nevojë më shumë se kurrë ti lutemi Zotit të plotfuqishëm që të na mëshiroj dhe të na begatoj me shëndet, lumturi, e mirësi!
Me shpresën që familjet tona ta kalojnë ktê sfidë me sukses dhe pa dëme njerzore e materiale!
Zoti qoftë me të gjithë Ju dhe ju pranoftë lutjet në këto ditë të shenjta .
Gëzuar Pashkët dhe për shumë mot.


Alternativa Shqiptare

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë”- Gjergj Fishta.

Gëzuar e për shumë mot Pashkët, gjitha të mirat!

Me respekt,
Alternativa Shqiptare


Lidhja Demokratike Shqiptare

Urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve, të gjithë atyre që festojnë Ditën e ringjalljes.
Këto Pashkë le të ringjallin shpresën per ditë më të mira, por edhe të shtojnë zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurin mes nesh!

Urime e për shumë mot Pashkët!


Forca e re Demokratike

Dëshiroj të uroj përzemërsisht besimtarët katolik shqiptarë të cilët sot kremtojnë pashkët, ditën e madhe të ringjalljes e të fitores së jetës ndaj vdekjes. Gëzuar Pashkët!
Uroj paqe, shëndet e ditë më të mira për ju bashkombasit tanë të krishterë por edhe për gjithë popullin tonë! Njëherazi ju lutem që të bëni kujdes e të mbani distancën sociale. Edhe pse fizikisht larg miqve ju mund të festoni me zemrat të bashkuara!
Simboli i kësaj feste është akoma më i vyer e kuptimplotë sot tek po përballemi me pandeminë e koronavirusit. Zoti është një për të gjithë ne dhe ne i lutemi që ta kalojmë sa më shpejt këtë sfidë.

Çdo të mire,
Kryetar
Nazif Cungu