Organizata “Fundjavë Ndryshe” nga Tirana shpërndanë ndihma në Malësi

Organizata “Fundjavë Ndryshe” nga Tirana ka shpërndarë sot pako me ndihma në Komunën e Tuzit.

“Sot shpërndamë ndihma për shqiptarët në komunën e Tuzit”, njoftojnë nga kjo organizatë.

Ata për nesër kanë paralajmëruar se të njëjtën gjë do të bëjnë edhe në Ulqin.

Edhe pse në Shqipëri ka zona që sigurisht kanë më shumë nevojë për ndihma, është kjo një vepër solidariteti vëllazërorë që meriton respekt të veçantë. /MALESIA.ORG/