
Sipas Gjeloshaj, do të bëhen përmirsimet e duhura dhe shtresa e re e asfaltit në të gjitha pjesët e nevojshme.
“Punimet mund të zgjasin, sepse kemi insistuar që puna të përfundohet me standarde.
Andaj apelojmë te Ju për mirëkuptim.
Partneriteti dhe kërkesat tona po respektohën nga institucionet!
Po ashtu dëshiroj t’Ju informoj që shumë shpejt do të përfundohet pjesa e parë e bulevardit Tuz-Podgoricë, ndërsa projekti kryesor për pjesën tjetër, deri te komuna do të përfundohet për 3-4 muaj”, deklaroi Gjeloshaj.
Gjeloshaj, ndër të tjera shton se në Malësi vite me radhë, ish pushtetarët e komunës nuk kanë investuar, sidomos në zonat malore.
“Prandaj këtë vit, ne posaçërisht do të fokusohemi në infrastrukturën rrugore, të planifikuara me buxhetin kapital, siç është rruga e Kojës,Trieshit, Dinoshës, Sukruqit, Mileshit, Nenhelmit…etj”, deklaroi Gjeloshaj.
Ndërkaq, lidhur me investimet në fjalë nënkryetari i komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, deklaroi se sapo filluan investimet e para për këtë vit në Malësi.
Sipas Ivanaj, së shpejti do te fillojnë asfaltimet e rrugëve të Kojës, Trieshit, Sukruqit, Dinoshës,Mileshit, Nënhelmit, drejt shkollës në Kshevë.
Malesia.Org