Në Tuz arrestohen 8 persona për armëmbajtje pa leje

Policia malazeze ka arrestuar dje në Tuz 8 persona me dyshim se kanë krye vepër penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe materialit eksplodues.

Sipas kumtesës nga drejtoria e policisë në Podgoricë, me rastin e bastisjeve të disa lokaliteteve janë gjetur dhe konfiskuar 6 pushkë të kalibrit të ndryshëm, dy pistoleta, disa kilogram eksploziv dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

Të arrestuarit A.C., T.C., P.C., Z.C.,S.P., A.V., S.K. i E.K. përmes kallëzimit penal do ti dorëzohen prokurorit kompetent.

Në fotografinë të cilën e ka publikuar drejtoria e policisë, qartë shihen 6 pushkë gjuetie, një pushkë që sipas gjase është pushkë ajri, një pistoletë, fitil, dinamit, fishket gjuetie dhe fishek të kalibrit të ndryshëm.

Është fakt interesant se Mali i Zi nxënë vendin e tretë në botë (pas SHBA-ve dhe Jemenit) për posedimin e armëve nga civilët.
Sipas statistikave të bëra në vitin 2018 nga një organizatë me seli në Gjenevë, që merret me armët e vogla, Mali i Zi ka nga 39.1 armë për 100 banorë./MALESIA.ORG/