Unioni i Tuzit: Reagim në kumtesë të shërbimit të UDSH-së

Reagim në kumtesën të shërbimit të UDSH-së
Ndiejmë nevojë që tu drejtohemi me një kumtese në emër të Unionit të Tuzit, Lëvizjes së re e cila u formua së fundi për arsye të cilat vetëm i kemi cekur më parë, por të cilat duket ende nuk duan ti perceptojnë ata të cilët e shkaktuan hapin tonë.
Në fillim na duhet ta përmendim se hapi i tyre i parë pas pezullimit të degës së UDSH në Malësi ka qenë letra e dërguar në adresa të partive përbërëse të Forumit Shqiptar, se anëtarë të ri të këtij Forumi nga UDSH janë ata të cilët shkaktuan përçarje e jo ata të cilët deri atë ditë u përpiqen maksimalisht ta ruajnë Unitetin. Ishte ky tentimi i tyre i parë që të na përjashtojnë nga aktivitetet partiake pas shkarkimit të kryesisë së degës së Malësisë. Vazhdojnë menjëherë me “shkarkime” të kryesisë së degës (nga 19 anëtarë, 12 janë shkarkuar), duke “ndërruar” emra të Kryetarit të Deges, koordinatorit me të gjitha kompetencat, të vulës, nënshkrimit, dhe asaj që mezi edhe pritnin, xhiro llogarisë së Partisë, që duket ka qenë edhe qëllimi i tyre parësorë, mjetet dhe postet.
Në “kumtesën” e tyre thonë se qëllimi është drejtëinformimi, mirëpo na duhet të paraqesim atë që është e saktë dhe që të gjithë në Malësi dhe më gjërë veç e dinë. Këto veprime ata i kanë filluar që nga Kuvendi i partisë, e kanë vazhduar edhe në Kuvendin e degës në Tuz (që për fat të keq të tyre e humbën betejën), kurse kulmi i veprimeve anti UDSH, drejtuar ndaj kryesisë së Degës në Tuz, ka qenë mbledhja e fundit të Këshillit Qëndror, e cila, siç u pa dhe kemi fakte, ishte tërësisht e kurdisur nga ata që kishin qëllimin “xhirollogarinë dhe privilegjet”, por në prapaskenë kishin edhe dëmtimin e Lëvizjes së suksesshme nga zgjedhjet lokale në Tuz, Forumin Shqiptar, për interesa të ngushta vetjake dhe lokale. Përkundrazi, ne nuk donim që të vepronim kështu, ne ishim për UDSH unike, dhe nuk mendonim vetëm lokalisht, por globalisht, sidomos në prag të zgjedhjeve parlamentare të cilat, do të mbahen në fund të muajit gusht. Insistuam mjaftë që e gjithë kjo të prolongohet pas zgjedhjeve, që me koka të ftohta ta zgjidhim problemin, mirëpo disa prej anëtarëve tonë nuk ishin për bisedime, por diçka nxitonin, kurse arsyen po e shohim tani. Nuk e lejuam dhe nuk do ta lejojmë që disa “anonimusa” në UDSH të na i imponojnë kushtet e tyre, sepse ne tentuam që të bisedojmë, të rrimë në tavolinë dhe ta shqyrtojmë mundësinë më të mirë të zgjidhjes së gjërave për të cilat ndoshta nuk jemi pajtuar, mirëpo ata e kanë braktisur takimi duke na thënë do të shihemi në KQ, duke insistuar vetëm në kërkesat e tyre. Dialogu donë kompromis, e jo cënime. Ky ishte parimi ynë, ndërsa “ata” këtë e kishin paralajmëruar edhe një vit më parë, mirëpo ne besuam deri në fund se do të zgjidhen problemet, sepse kishim besim se interesi ndaj UDSH-së do të fitojë ndaj interesit të “xhirollogaristave dhe postaxhive”. Nuk patëm mirëkuptim në Këshillin Qëndror. Mosmirëkuptimi ka edhe pasoja, e pasojat do të shihen.
I ftojm që ti publikojn të gjitha ato “arsye dhe fakte” të cekura në KQ.
Sa u perket rrobëve të pista, ne qoftë se na detyroni t’i qesim ne shesh atëherë do të keni çka të lani dhe të shpërlani.

Tuz, 08.07.2020 Unioni i Tuzit