Reperi i njohur shqiptar, me origjinë nga Plava dhe Gucia, Genc Prelvukaj, përmes një postimit në FB, theksoi se shqiptarët në Mal të Zi, nën një listë zgjedhore është veprim i matur, i domosdoshem dhe mbi të gjitha veprim i pastër patriotik.
Prelvukaj duke permend edhe zgjedhjet lokale në komunën e Gucisë theksoi se atje luftohet për secilë votë dhe se secili duhet të rreshtohet në betejen për rezultat sa më të mirë.
Prelvukaj tutje shtoi që kushdo që ka të drejtë vote, pavaresisht vendit ku ndodhet, duhet të marre rrugën drejt kutisë së votimit.
Lexoni postimin e plotë të Prelvukaj:
Bashkimi i te gjitha subjekteve politike shqiptareve ne Mal te Zi, nen nje liste zgjedhore eshte veprim i matur, i domosdoshem dhe mbi te gjitha veprim i paster patriotik.
Lideret partiake andej, duhet ta kuptojne qe dallimet lokale dhe mospajtimet e vogla nuk ben te sherbejne asesi per ndarje, sepse me kete rast peson vetem qytetari shqiptar.
Te bashkuar fituam pas nje shekulli bashkine e Kercoves ne Maqedoni, u ngritem ne Luginen e Presheves, dhe qeverisim me Tuzin. Kjo eshte fuqia e bashkimit andaj ne prag te zgjedhjeve parlamentare ne Mal te Zi, unifikimi i shqiptareve nen nje liste eshte veprim pozitiv per te gjithe shqiptaret kudo.
Poashtu ne gusht jane zgjedhjet per komunen e Gusise. Atje luftohet per secilem vote. Shqiptaret qe kane te drejte vote, kudo qe jetojne duhet te nisen me cdo kusht drejt kutive te votimit.
Nje liste, nje komb