Nënshkruhen dy kontrata për infrastrukturën rrugore në Malësi

Të nderuar qytetarë,

Kryetari i Komunës së Tuzit z. Nik Gjeloshaj, nënshkroi sot dy kontrata të rëndësishëm për infrastrukturën rrugore në Malësi me kontraktuesit: ,,Putevi Bar” sh.p.k. për asfaltimin e rrugës së Kojës me vlerë 123.420,00€, si dhe me kontraktuesin ,,Tehnoput MNE” sh.p.k. për asfaltimin e rrugës së Sukruqit, vlera e së cilës është, 193.856,52€. Të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari Ivan Ivanaj.
Këto u paraprijnë kontratave të tjera që do të pasojnë në ditët në vijim, siç janë:
Rikonstruksioni i rrugës te Xhamija e Dinoshës me vlerë prej 178.343,48€ dhe rikonstruksioni i rrugës Vuksanlekaj-Nënhelm me vlerë, 124.146,00€.
Po ashtu për zhvillimin e infrastrukturës rrugore kemi përfunduar procedurat për rikonstruktimin në rrugët, Milesh, Shipshanik, Dhe te Zi, Vllanë, Vrane, Omerbozhaj, Vuksanlekaj, Dushiq, Lekaj, Drume, Pikalë, Priften dhe Selisht me vlerë mbi 300.000,00€.
Falë investimit të Komunës së Tuzit, këto rrugë do të kenë cilësi më të lartë duke ua lehtësuar qarkullimin qytetarëve në kryerjen e obligimeve të tyre.