Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve shpalli 11 lista zgjedhore, në tubime politike deri në 100 persona

Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve, shpalli 11 lista zgjedhore, të cilat do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Shqiptarët në këto zgjedhje do të garojnë në dy kolona
Bashkë në këto zgjedhje garojnë, Lista Shqiptare “Koha është tani”, e përbërë nga Forumi Shqiptar ( ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit si dhe Koaliconi “Bashkë nji za”, i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI.
Ndërkaq, Këshilli Koordinues Nacional i Malit të Zi, propozoi që në ambiente të hapura, gjegjësisht në ambiente të mbyllura, të mundësohet që në tubime politike  të tubohen deri në 100 persona.
Malesia.Org