Në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit shqiptarët garuan të ndarë në dy lista dhe fituan 2 mandate në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Mali të Zi.
Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, listat shqiptare shënuan rritje.
Në zgjedhjet e 2016 shqiptarët garuan në kater lista dhe në nivelin republikan së bashku kishin fituar gjithsej 9790 vota, ndërsa ne zgjedhjet e 30 gushtit dy listat së bashku fituan 11,163 vota.
Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) mori 6488 vota, ndërsa lista tjetër shqiptare (PD-UDSH-LDnëMZ) 4675 vota.
Në Komunën e Tuzit Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) doli lista më e fortë duke fituar 3284 vota.
Në anën tjetër, në Komunën e Ulqinit lista më e fortë doli DPS e Djukanovic-it me 4001 vota.
Numri i votave në Komunën e Tuzit (Të drejtë vote 12,142 votues – Votuan 8270 votues):
Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) – 3284 vota
DPS – 2619 vota
Partia boshnjake – 920 vota
Koalicioni shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ) – 426 vota
Socialdemokratët – 360 vota
Koalicioni pro-serb – 204 vota
Koalicioni Demokratët-Demos – 167 vota
Koalicioni URA – 114 vota
Numri i votave në Komunën e Ulqinit (Të drejtë vote 20,376 votues – Votuan 13,505 votues):
DPS – 4001 vota
Koalicioni shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ) – 3538 vota
Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) – 2326 vota
Koalicioni URA – 849 vota
Koalicioni pro-serb – 803 vota
Socialdemokratët – 774 vota
SDP – 379 vota
Koalicioni Demokratët-Demos – 357 vota
Partia Boshnjake – 325 vota
Komunat në të cilat shqiptarët janë pakicë:
Në Komunën e Tivarit, Koalicioni shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ) mori 288 vota, ndërsa Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) 102 vota.
Në Komunën e Podgoricës, Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) mori 260 vota, ndërsa Koalicioni shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ) 69 vota.
Në Komunën e Gucisë, Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) mori 253 vota ndërsa Koalicioni shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ) mori 208 vota.
Në Komunën e Plavës, Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) mori 89 vota ndërsa Koalicioni shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ) mori 19 vota.
Në Komunën e Rozhajës, Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) mori 47 vota ndërsa Koalicioni shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ) mori 11 vota.
/MALESIA.ORG/