Podgorica refuzon të bashkëpunojë me Tuzin

SHPK “Komunale”, Tuz, nuk fitoi përgjigje nga Kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, as nga kompanija “Cistoca”, dhe “Deponia”, në letrën në të cilën ka paralajmëruar marrjen përsipër, të mirëmbajtjes së higjienës publike në gjithë territorin e komunës së Tuzit dhe deponimin e mbetjeve në deponinë “Livade”.

Nga “Cistoca”, është kërkuar që t’ua huazojnë makineritë deri në momentin e përcaktimit të kufijve dhe të ndarjes së pasurisë midis Tuzit dhe Podgoricës, dhe që të mos dërgojnë më llogaritë për mirëmbajtjen e komunës së tyre. Nga Deponia kanë kërkuar kontratë për bartjen e mbetjeve në deponinë “Livade”.

Siç deklaroi drejtori i SHPK “Komunale”-Tuz, Nikollë Camaj, do të gjinden, duke huazuar makineritë nga ndermarrjet e qyteteve të tjera, por kanë pritur se te kompania “Cistoca”, do të hasin në mirëkuptim.

“Nga 1 tetori, do të gjendemi nëse mundemi, nëse jo do të ia lëjojmë të gjithë botës të shoh se si është qëndrimi i Podgoricës ndaj Tuzit. Kjo do të thotë se nuk do të pastrojmë, por do t’i lëmë të gjitha mbeturinat në koshat e mbeturinave dhe përrreth tyre. Kompanisë “Cistoca”, nuk do të ja lëjojmë të pastrojnë në Tuz, ajo është ndërmarrje publike dhe nuk mundet të punojë jashtë Podgoricës”, deklaroi Camaj.
Camaj, sqaroj se ka kërkuar nga drejtorët e ndermarrjeve nga qytet te tjera, që të u ndihmojnë dhe mendon se do të ketë njerëz të vullnetit të mirë që dëshirojnë t’i ndihmojnë një komune të re në vështirësitë e veta.

Camaj thekson se Kryeqyteti-Podgorica nuk ka  marrëdhënje me Tuzin ashtu siç deklarojnë.

“Ata thjesht nuk mund të pajtohen me humbjen e burimit të tyre kryesor. Ata donin ta trajtojnë Tuzin sikur të ishte një periferi e Podgoricës. Definitivisht, ata nuk mund ta pranojnë se Tuzi është një komunë e veçantë, por ata duhet ta dinë këtë”, thotë Camaj.

Ai thotë se nëse lajmërohet ndonjë problem që ata nuk do të jenë në gjendje të shkarkojnë mbeturinat në deponinë “Livade”, atëherë nuk do të lejojë që tjerët të bëjnë këtë gjë.
“Ne i kërkuam Deponisë të vendosim bashkëpunim si dy kompani, dhe ajo të ketë të ardhura nga Tuzi. Nëse ata e refuzojnë këtë, ata duhet të dinë që Deponia është në territorin e Tuzit dhe se ka mekanizma mbrojtës, dhe ne do t’i përdorim atë. Pra, ose do ta shfrytêzojmë edhe ne, ose nuk do ta shfrytêzojnë as ata”, shprehet Camaj.

Malesia.Org