Të nderuar miq,
Ministria e arsimit për buxhetin e vitit 2020 kishte planifikuar mjetet për të siguruar automjete për trasportin e nxënësve kryesisht nga zonat rurale në Mal të Zi.
Më në fund kjo procedurë u përfundua dhe u nënshkruar kontrata me kompaninë fituese në prokurimin publik.
Me kënaqësi mund të Ju njoftoj që 3 automjete të reja “Citroen”, me kapacitet 18+1 do të ndahën për shkollat që mësimi realizohet në gjuhën shqipe:
1.Shkollës së mesme të përzier “25 Maji”-Tuz të
dedikuar për gjimnazistët e zonës rurale Triesh,
Fundna, Mali Kakarriqit…
2.Shkollës së mesme të përzier “Beqo Bashiq”-
Plavë si dhe
3.Shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq”-Guci
Fituesi i prokurimit publik është i obliguar me kontratë që mbrenda afatit 100 ditësh të sjell automjetet në fjalë!
Marash Dukaj