Me 92 vota, parlamenti i Kosovës miratoi të martën vendimin e qeverisë për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione mbështetëse jashtë vendit në kuadër të Ushtrisë Amerikane.
Kjo është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës do të marr pjesë në një mision ndërkombëtar me Gardën Kombëtare të Ajovas, siç thuhet “në mbështetje të qëndrueshmërisë rajonale dhe operacioneve paqeruajtëse në rajonin e Komandës Qendrore Amerikane”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se kjo është ditë historike për vendin.
FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.
Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura.