Ekspozita e piktorëve të Ulqinit “Reflektime mediterane” edhe në Tuz

📢Për të gjithë adhuruesit e artit, Sekretariati për vetëqeverisje lokale i komunës së Tuzit organizon aktivitetin e radhës, ekspozitën e artistëve nga Ulqini: Bilal Nikeziq, Brigita Antoni, Edin Kapllani, Jozo Koçoviq, Mersiha R Mavriq, Naser Hasa dhe Vahida Nimanbegu të titulluar – “Reflektime Mediterane”.
➡️Hapja e ekspozitës do të bëhet ditën e hënë, më 08.02.2021, në orën 18:00, në ambientet e QKI “Malësia”.
👉🏻Gjithashtu, ekspozita do vazhdojë të jetë e hapur gjatë gjithë javës, konkretisht, deri më 16.02.2021 nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Ju mirëpresim,

Komuna e Tuzit!