Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë që ai ka bërë urim për Kosovën në 13-vjetorin e Pavarësisë.
“E kam uruar Kosovën për Pavarësi, e ka uruar edhe kryeministri,” ka thënë Abazoviq.
Urimi i Abazoviqit është i publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi.
Ndërkaq urimin e kryeministrit Krivokapic nuk e kemi vërejt se është publikuar në faqen e Qeverisë dhe as në faqen e tij personale.
Nëse Kryeministri e ka uruar Kosovën, pse nuk është publikuar?
Në anën tjetër, as Presidenti Milo Djukanovic nuk ka publikuar ndonjë urim drejtuar Kosovës në ditën e Pavarësisë.
/MALESIA.ORG/
Copy