Shqiptarët në Malin e Zi janë duke u përballur me politikat e qeverisë së re, e cila sipas z. Mehmet Zenka kryetarit të partisë politike më të vjetër shqiptare në Malin e Zi të Unionit Demokratik të Shqiptarëve ka si synim të fshijë shqiptarët që kanë shekuj në Malin e Zi.
“E ndiejmë veten në pozitë të vështirë, pasi po provohen akte që shqiptarët do i godasin në themelin e ekzistencës në Malin e Zi. Këtë e provuan që mes kanaleve ligjore po përpiqen që 50% të popullsisë shqiptare ta fshijnë, por ka dhe të bëjë me pakicat e Malit të Zi, të cilët janë 80- 90% e kësaj popullate. Ata duan të jenë vetëm rusët votues që kanë ka dhjetë vite aty dhe shqiptarët që kanë shekujt aty do e humbinin të drejtën”, thotë Zenka.
Sipas z. Zenka plani i qeverisë së re e cila është krijuar nga partitë serbë është të largojnë shqiptarët nga trojet etnike.
“Të gjithë kanë pasur plan të largojnë shqiptarët nga trojet etnike dhe të vijnë rusë e serbë. Ata po gjejnë shkurtesa apo ndërhyrje ligjore ku me shumicë votash të qeverisë do të fshinin mbi 30 mijë shqiptarë. Ata kanë krijuar një qeveri me përkrahje të kishës dhe 90% të qeverisë thonë që janë serbë dhe kanë thënë që nuk do njohim Kosovën. Ne nuk duam një qeveri të tillë,”- shprehet z. Mehmet Zenka.
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve shprehet për Balkan Talks se gjithë politika që po vepron tani është dirigjuar nga Serbia.
“Po kjo është e dirigjuar nga Serbia pasi konsultohen në Beograd. Ata duan të ndërrojnë përqindjen e popullatës në Malin e Zi dhe në zgjedhjet e ardhshme duan që të fitojë opsioni serb shumicën dhe duan të largojnë Malin e Zi nga NATO,”- tregon kryetari i “Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka.
Pjesë e qeverisë në Malin e Zi është edhe z. Abazoviç, i cili sipas z. Zenka nuk po vepron para këtij rreziku dhe e quan pjesë të Serbisë.
“Abazoviç po çon ujë në mulliri serb. Ne pakicat pamë rrezik te ky ligji dhe ai nuk u trazua se 40 mijë shqiptarë do humbnin votën, pasi ai është i lidhur me Beogradin, ndryshe nuk e kuptoj këtë veprim të tij. Nëse e realizon Serbia këtë atëherë ai nuk do jetë më i nevojshëm për ta,”- thotë z. Mehmet Zenka.
Ndërsa përfaqësuesit apo deputetët shqiptarë sipas Zenka mundohen të ngrenë zërin për shqiptarët.
“Ne kemi dy deputetë dhe kemi problem të pa zgjidhur, ligji është degradues dhe paguajmë më shumë se partitë e tjera ata mundohen të tregojnë mospajtimet dhe problemet e popullatës shqiptare”, thotë ai. /Euronews AL/