Hasangjekaj në Kosovë, dakordohet për aplikim të përbashkët në IPA projekte të BE-së

Kryetari i Kuvendit të Gucisë, njëheri edhe drejtori politik i LDSH-së, Bujar Hasangjekaj, zhvilloi një takim pune në Kosovë, me ç’rast bisedoi me përfaqësuesit e Kolegjit Universum dhe të komunës së Istogut, lidhur me regjistrimin e studentëve nga Plava dhe Gucia, në Kosovë, por edhe për bashkëpunimin të ndërsjellë për aplikim të përbashkët në IPA projekte që finansohen nga BE.

Lexoni postimin e plotë të Hasangjekaj:

Sot në Prishtinë patëm një takim me perfaqësuesit e Kolegjit Universum dhe të komunës së Istogut. U dakorduam për bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, për aplikim të përbashkët në IPA projekte që finansohen nga BE.
Diskutuam edhe për mundësinë e regjistrimit të studenteve nga Plava dhe Gucia me kushte më të volitshme etj.

Malesia.Org